Skenderaj: Njoftim për rrugë të bllokuara!

Të premten me 11 korrik, nga orët e mëngjesit rrugët “28 Nëntori”, përkatësisht prej Stacionit të Policisë, dhe “Ali Gashi” deri te Shërbimi i Zjarrfikësve, do të jenë të bllokuara për qarkullim, për shkak të punimeve për realizimin e projektit të asfaltimit.

Luten me mirëkuptim ngasësit e automjeteve të shfrytëzojnë rrugë alternative.

Përndryshe, realizimi i projektit për asfaltimin e rrugëve brenda qytetit, ka nisur dje me rrugën “18 Qershori”. Punimet po zhvillohen me dinamikë dhe deri në përfundim të tyre, luten ngasësit e automjeteve të shfrytëzojnë rrugë alternative.

Pas rrugës “18 Qershori”, projekti do të vazhdojë në rrugë tjera në qytet, si “28 Nëntori” dhe “Ali Gashi”, ndërkaq Zyra për Informim e Komunës së Skenderajt do të bëjë njoftime me kohë për ecurinë e projektit dhe rrjedhimisht për bllokim të përkohshëm të rrugëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti u prit në takim nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim në zyrat e …