Skuadra nga Vushtrria është fituese e Turneut Memorial Ilaz Kodra në futsall, e cila mposhti skuadrën e Rahovecit 5:3, pas ekzekutimit të penaltive me rezultat, aktivitet sportiv ky që është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e Komunës së Skenderajt, në nderim të përvjetorit të rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra. Të pranishëm në këtë ngjarje tradicionale sportive ishin kryetari i Komunës Fadil Nura, familja Kodra, mysafirë të ftuar, sportistë e futbolldashës, që e nderojnë veprën dhe sakrificën e Ilaz Kodrës, në 24 vjetorin e rënies heroike të tij. Para fillimit të ndeshjes finale, janë bërë homazhe te busti i heroit në Prekaz. Në këtë turnir kanë marrë pjesë 4 skuadra; KF Drenica, KF Liqeni, KF Rahoveci dhe KF Vushtrria.