Slavi Trifonov: Maqedonia e Veriut nuk ua mundëson të gjithë qytetarëve që lirshëm të shprehin identitetin e tyre kombëtar

Slavi Trifonov: Maqedonia e Veriut nuk ua mundëson të gjithë qytetarëve që lirshëm të shprehin identitetin e tyre kombëtar

Maqedonia e Veriut do të mbetet pjesë e Ballkanit Perëndimor nëse nuk ua mundëson qytetarëve që jetojnë në këtë vend, që lirshëm të shprehin identitetin e tyre kombëtar, ka deklaruar, z.  Trifonov, kryetar i partisë parlamentare bullgare “Ka një popull të tillë”, duke komentuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve të publikuara të mërkurën, 30 mars, nga Enti Shtetëror i Statistikës, në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 3,500 bullgarë. Trifunov, partia e të cilit është pjesë e Qeverisë së Bullgarisë tha se është e absurde të mendohet se kaq bullgarë jetojnë në Maqedoninë e Veriut, kur sipas tij, vetëm në dy vitet e fundit, 16.692 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë pasaporta bullgare. “Sipas ligjeve bullgare, që një shtetas i Maqedonisë së Veriut të marrë pasaportën bullgare, ai duhet të vërtetojë rrënjët e tij bullgare. Kështu, mbi 100.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut i kanë vërtetuar rrënjët e tyre bullgare në Bullgari, por në Maqedoninë e Veriut ata kanë frikë të quhen ‘bullgarë’. Pse në një vend normal evropian, ku pretendon të anëtarësohet Maqedonia e Veriut, një person do të kishte frikë të thotë se çfarë është? Ky nuk është një vend normal evropian”, ka shkruar Trifonov. (ReL)

 

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill dëshmitar pro Hashim Thaçit në Hagë

Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën, Christopher Hill, do të jetë një …