leoni

Smajl Latifi: Hasit i shkon bukur tradita

Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë Has, z. Miftar Dauti, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mori pjesë në aktivitetin “Dasma hasjane”, një festë ku kultura e pasur popullore u soll me finesë dhe kujdes përmes riteve, kostumeve dhe zakoneve që flasin shumë për këtë vend.

Në sallën e Pallatit të Kulturës “Pjetër Bogdani”, kryetari Latifi thotë se u ndie i privilegjuar të jem në këtë ngjarje që ruan dhe transmeton vlera të rralla etnografike, që Hasit i japin identitet dhe krenari.

E falënderoj përzemërsisht kryetarin Dauti për ftesën dhe mikpritjen, si dhe e përgëzoj për organizimin, që i jep vendin e merituar trashëgimisë kulturore të Hasit!

Tradita vazhdon të jetojë përmes njerëzve që e duan dhe e çmojnë si në Has, ashtu edhe në mbarë trojet tona, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan u mbajt dëgjimi buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore

Në kuadër të procesit të hartimit dhe diskutimit të buxhetit komunal, u mbajtën dëgjimet buxhetore …