Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi ka dalur i pari në rezultatet preliminare në Rahovec, me 7,373 vota gjegjësishtë 37,28% të votave.
Smajl Latifi, la prapa kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Dula me 23,92% të votave apo 4,731 vota gjithsej dhe kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ishte i afërt me vota me Lëvizjen Vetëvendosje, me 23,24% të votave apo 4,597 vota gjithsej.
Mund të ndryshojë rezultati pasi që votat e mërgatës janë akoma të panumëruara, por në çfarëdo opsioni ne jemi fitues, bindshëm do të fitojmë, tha Latifi.
Ai tha se për vite me radhë janë në komunikim me qytetarët dhe besonte se ata do ta vlerësonin angazhimin e madh, punët e shumta dhe vizionin që e kanë për 4 vitet e ardhshme. E për këtë arsye, do ta kërkonte koalicionin direkt nga qytetarët.
Bashkë nëpër sfidat më të vështira e në sukseset më të mëdha! Bashkë edhe sot, për fitoret e pashmangashme, ka thuhet në postimin e kryetarit Latifi.