Kryetari Sokol Haliti uron fitoret e Kosovës dhe Shqipërisë

Pas fitores së Shqipërisë, fiton edhe Kosova. Dy fitore, një zemër, një komb që nuk ndalet. Djemtë e Kosovës e treguan edhe një herë se kur luan flamuri ynë, luan gjithë populli bashkë.

Urime Kosovë e Shqipëri, krenaria jonë e përbashkët”, thuhet në postimin e kryetarit të komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti pas fitoreve vendimtare të Shqipërisë në Leskovc, ndaj Serbisë (1:0) dhe mbrëmë të Kosovës në Geteborg ndaj Suedisë me të njëjtin rezultat (1:0), në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanadë dhe Meksikë.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …