Smajl Latifi

Smajl Latifi: Niveli qendror po i lë komunat pa mbështetje të mjaftueshme buxhetore

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kritikuar mënyrën e ndarjes së buxhetit nga niveli qendror, duke thënë se komunat nuk po marrin përkrahjen e duhur për projekte jetike. Ai theksoi se Rahoveci ka investuar vetë në shumë ndërhyrje pas vërshimeve dhe në infrastrukturë, pa mbështetje financiare nga qeveria. Latifi përmendi si prioritete rregullimin e shtratit të Drinit të Bardhë, rrugët rajonale dhe ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, duke paralajmëruar se gjendja aktuale po shkakton dëme në bujqësi dhe ekonomi lokale Asnjëherë ne nuk mund ta themi me plot gojë që jemi të kënaqur me mënyrën se si shpërndahet buxheti nëpër komunat e Kosovës, rrjedhimisht edhe në komunën e Rahovecit. Pra, nuk jemi të kënaqur me mjedisin që niveli qendror e ka me komunat e Kosovës. Gjithnjë kërkohet: Një mjedis më miqësor, një marrëdhënie më e qartë dhe funksionale, një mbështetje më e madhe dhe më konkrete nga ana e nivelit qendror.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pa kontratë lobimi në SHBA prej gati dy vjetësh – ekspertët paralajmërojnë rrezik për humbje ndikimi

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi të regjistruar …