leoni

Smajl Latifi pret komandantin e ri të KFOR-it italian për Rajonin Perëndim

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mirëpritur  komandantin e ri të KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, Kolonel Lorenzo Mangia.

Gjatë takimit, biseda u përqendrua tek çështjet e sigurisë, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe trupave të KFOR-it, si dhe mundësitë për mbështetje në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Latifi e uroi kolonelin Mangia për marrjen e detyrës së re dhe shprehu mirënjohjen e tij për rolin dhe angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ai theksoi se prania dhe bashkëpunimi i trupave ndërkombëtare ka qenë dhe mbetet një faktor i rëndësishëm për sigurinë dhe zhvillimin e komunës.

Koloneli Mangia, nga ana e tij, u zotua se do të vazhdojë të mbështesë projektet dhe iniciativat që kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit dhe në forcimin e sigurisë në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Çmimi: Dekorata për humanizëm “Dr. Ali Sokoli” i jepet Prof. dr. Samedin Haxhijaha, pas vdekjes

Sot, në një ceremoni solemne, në prani të familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, nderuam Prof. dr. …