Smajl Latifi: Rahoveci, zemra e rrushit dhe e verës në Kosovë

Rahoveci, zemra e rrushit dhe e verës në Kosovë.

Në prag të fillimit të sezonit të vjeljes së rrushit, kompania prestigjioze “Stone Castle Vineyards & Winery”, krenaria e komunës së Rahovecit dhe e Kosovës, po përgatitet të hapë dyert për pranimin e rrushit nga fermerët tanë.

Falënderim i veçantë për z. Rrustem Gecaj, bashkatdhetar me kontribute të mëdha në rrugën e lirisë së Kosovës, lobues i fuqishëm shqiptaro-amerikan, me një angazhim të madh e të pandërprerë për çështjen tonë kombëtare dhe një investitor i madh në Kosovë e posaçërisht në Rahovec.

Që nga viti 2006, ai ka zhvilluar veprimtarinë e tij në vendin tonë, duke investuar me përkushtim në vreshta dhe prodhimin e verës. Për më shumë se 19 vjet, ai ka qenë pranë vreshtarëve tanë, duke hapur dyert e Stone Castle për grumbullimin e rrushit dhe duke garantuar treg të sigurt për mundin e tyre.

Stone Castle nuk është vetëm një verari e madhe dhe e suksesshme, por edhe një ambasador i vlerave të Rahovecit në mbarë botën.

Rahoveci mbetet krenar për këtë bashkëpunim dhe për figurat që e përfaqësojnë me dinjitet, si z. Rrustem Gecaj, i shpallur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, “Nderi i Kombit”, të cilët investojnë në vendlindje duke ruajtur traditën e rrushit e të verës sonë dhe duke hapur mundësi të reja për ekonominë vendore.

Faleminderit, baca Rrustë!

Urime për bujqit tanë, vreshtarë!

Kontrolloni gjithashtu

Më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …