Kreu aktual i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shpallur fitoren e tij në Rahovec.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai ka falenderuar të gjithë votuesit, duke thënë se do t’i qëndrojë prapa fjalëve të tij lidhur me premtimet që i ka bërë.
Qytetarë të dashur të Rahovecit, fitorja është e jona! Nesër nisim punët e projektet e mëdha, por sonte është festë për të gjithë qytetarët anekënd Rahovecit.
Siç kam qenë përherë, edhe në këtë mandat do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve, me drejtësi, barazi, transparencë e llogaridhënie.
Le të mblidhemi nga ora 08:30 në Rahovec, nga ora 09:00 në Krushë të Madhe, nga ora 09:30 në Xërxë, nga ora 10:00 në Fortesë e nga ora 10:30 në Ratkoc!
Urime të gjithëve e faleminderit për kulturën e qytetarinë përgjatë këtij procesi demokratik zgjedhor!
Kryetari Smajl Latifi i AAK-së ka fituar 53,59% të votave (8.769 vota), ndërsa Ali Dula i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar 46,41% të votave (7.593 vota).