Së shpejti do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e kryetarit që përfaqëson vetëm opozitën në Shqipëri, Ilir Meta

Socialistët në Shqipëri janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të Ilir Metës nga posti i kryetarit të Shtetit

Socialistët në Shqipëri janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të Ilir Metës nga posti,  duke vendosur edhe precedentin e parë në historinë e parlamentarizmit në vend. Ditën e mërkurë në orën 10:00 në seancën e posaçme, Parlamenti do të miratojë raportin dhe propozimin e komisionit hetimor për largimin e parakohshëm të Ilir Metës nga institucioni me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën. Në raportin voluminoz prej 96 faqesh, në të cilat janë transkriptuar të gjitha deklaratat publike të Metës, postimet në rrjetet sociale para dhe gjatë fushatës zgjedhore, komisioni hetimor ka dalë në konkluzionin se Ilir Meta  ka shkelur rëndë 17 nene të Kushtetueses dhe ka cenuar unitetin kombëtar, procesin zgjedhor, ka shkelur të drejtat e njeriut, ka rrezikuar sigurinë e vendit, marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë si dhe ka cenuar imazhin dhe reputacionin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …