Sokol Haliti shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Avdyli me rastin e vdekjes së z. Esat Avdylit

Në emër të komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Avdyli me rastin e vdekjes së z. Esat Avdylit ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mësuesit të shumë respektuar.

Në këto çaste të mërzisë ne bashkëndjejmë me familjen dhe gjithë atyre që e njohën z. Avdyli. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë si mësues i përkushtuar dhe si luftëtar i lirisë, i cili me dashuri të madhe kontribuoi për atdheun dhe për gjenerata të tëra nxënësish.

Në këto çaste të pikëllimit ne jemi pranë familjes dhe miqëve të tij.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Jeton Emini emërohet nënkryetar për komunitete në Komunën e Ferizajt

Nën kryesimin e kryesuesit z. Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e …