Sonja Biserko: Vuçiq ka humbur legjitimitetin, qytetarët serbë janë të vetëdijshëm se Kosova është e humbur

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk ka më shanse të mbijetojë në pushtet dhe për këtë arsye po përdor dhunën dhe represionin ndaj studentëve protestues. Biserko tha se Vuçiq ka tejkaluar të gjitha vijat e kuqe përmes korrupsionit, arrogancës dhe poshtërimeve ndaj qytetarëve, duke u delegjitimuar plotësisht. Sipas saj, protestat studentore në Serbi janë pasojë e revoltës qytetare, por rrezikohen nga infiltrimi i retorikës nacionaliste, e cila, siç tha ajo, tashmë nuk ka më ndikim tek shumica e qytetarëve. Biserko vlerëson se qytetarët serbë janë të vetëdijshëm që Kosova është e humbur dhe se ndarja e Republikës Sërpska në Bosnje nuk do të ndodhë. Ajo paralajmëron se Serbia është në një gjendje të rrezikshme politike dhe sociale, pa ndonjë autoritet që mund ta zbusë krizën. Megjithatë, sipas saj, studentët kanë potencial të shndërrohen në një forcë të re politike, nëse arrijnë të krijojnë një program dhe vizion për të ardhmen, përtej nacionalizmit.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së akuzon Kurtin për “tradhti morale” dhe reagon ndaj bllokadës politike në Kuvend

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në …