Soreca: Ambasadat e BE-së kanë vendosur 50 ekipe në terren për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka njoftuar se BE-ja është duke i kushtuar vpmendje të madhe zgjedhjeve në Shqipëri. Ai ka shkruar se ambasadat e Bashkimit Evropian kanë vendosur 50 ekipe në terren për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. “Dita e zgjedhjeve shqiptare! Qytetarët shqiptarë po votojnë sot për Parlamentin e ri. Delegacioni, Shtetet Anëtare të BE dhe Zvicra, ambasadat kanë vendosur 50 ekipe në terren për të ndjekur procesin e votimit dhe numërimit nga afër. BE është krah të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha reagon për pasaportat shqiptare: “Po krijohen narrativa të rrezikshme për luftën e Koshares”

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Halitjaha, ka reaguar publikisht lidhur me kërkesën e …