Kodi telefonik shtetëror i Kosovës +383 mund të vonojë së zbatuari në tërësi sërish

Sot afati i fundit për shuarjen e operatorëve ilegalë të telefonisë në veri

Sot përfundon afati shtesë i dhënë nga Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit për shuarjen e operatorëve ilegalë të telefonisë fikse dhe mobile që veprojnë në veri të vendit.  “ARKEP i ka dhënë një afat përfundimtar këtyre dy operatorëve operatorit Telenor dhe  operatorit VIP që data 1 maj 2017 të jetë data e fundit kur ata do të mund të ndërpresin operimet në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Gashi. Ai shtoi se të dy këta operatorë ilegalë e kanë konfirmuar se me datën 1 Maj do t’i mbyllin të gjitha operimet, derisa AKREP me datën 2, do të bëjë menjëherë matjet për të vërtetuar nëse janë ndërprerë të gjitha sinjalet. Në rast se këta operatorë nuk e ndërpresin fushë-veprimtarinë e tyre, Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit do të ndërmarrë masa ligjore ndaj tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …