Sot bëhet rivarrimi eprorit të lartë të UÇK-së në Zonën e Drenicës, Adem Mulaj. Fillimisht do të bëhet zhvarrimi tij nga varrezat e dëshmorëve në fshatin Polac të Skenderajt në ora 15:00 dhe pastaj me nderime ushtarake do të dërgohet për në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt, ku bëhet rivarrimi. Adem Mulaj ishte nga fshati Tërstenik i Drenicës, fshat i cili luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirim nga barbaria okupatore serbe i ka dhënë 23 dëshmorë dhe 36 martirë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
