Në nderim të viktimave me origjinë nga Kosova që u vranë në Munih të Gjermanisë, sot në Kosovë është ditë zie.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes faqes së tij në Facebook.
Në Munih të Gjermanisë, të premten në mbrëmje, pas një sulmi terrorist u vranë Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj.
Gjatë ditës së sotme Flamuri i shtetit do të jetë në gjysmë shtizë, ndërsa agjendat zyrtare të vendit do të shtyhen për ditë të tjera.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
