Sot dy të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid-19 në Malishevë

Sot janë shëruar dy persona nga Komuna e Malishevës, të cilat kanë qenë të prekur me virusin korona, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Këto të dhënat janë konfirmuar në të dhënat zyrtare të komunikimit të rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Raste aktive me covid-19 në Komunën e Malishevës, janë 10 raste. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, apo sot shtatë muaj, e deri më sot, janë regjistruar 259 raste, prej tyre 225 janë shëruar, 24 kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 10.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen dëshmorët Ahmet Baqaj, Rexhep Mazrekaj, Selmon Dukaj dhe Altin Haskaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj bashkë me nënkryetarin, z. Sami Cacaj, Kryetarin …