Zyrtari Adem Mazreku, pranoi mirënjohjen për kontributin dhënë në Administratë

Zyrtari i Komunës së Malishevës, Adem Mazreku, sot e ka pranuar mirënjohjen e dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme, për kontributin e dhënë në fushën e administratës publike për vitin 2019. Sot këtë mirënjohje, zyrtarit Mazreku, ja kanë dorëzuar, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku dhe menaxheri i personelit në Komunën e Malishevës, Gani Bahtjaraj. Kryetari Begaj, drejtori Mazreku dhe menaxheri personelit, Bahtjaraj, e kanë uruar zyrtarin Adem Mazreku për kontributin e dhënë në shërbimin e administratës publike në Komunën e Malishevës, për përkushtimin e tij në punë, duke u bërë shembull për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …