Covid

Sot ka vdekur një i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 1 mijë e 853 raste të reja, janë shëruar 1 mijë e 636 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  9 mijë  253  testime  sa janë kryer  në nivel vendi, 1 mijë e 853  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore  ka vdekur një  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar  1  mijë e  636 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve  nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 180 mijë e 407, numri i i rasteve aktive ka rënë në   31 mijë   e 084 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

KPMSh rrëzon konkursin për diplomatët e rinj – Veprimet e MPJD nën akuzë për shkelje ligjore dhe favorizime politike”

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka anuluar konkursin për pranimin e 21 diplomatëve …