Sot në Prishtinë, u mbajt mbledhja e përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i  Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, ka njoftuar se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve do të jetë mbi gjysmë miliard euro. Mickoski ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti, për pritjen e sotme, duke shpresuar për marrëdhënie akoma më të mira mes dy vendeve. Ai  tha se bashkëpunimi ekonomik me Kosovën është synim i dy vendeve që sipas tij do të jetë mbi gjysmë miliard euro. Mickoski, ka përmendur edhe marrëveshjet të cilat sipas tij janë në pjesën  e energjetikës dhe kalimet ndërkufitare. Kryeministi Kurti ka theksuar me këtë rast se në mes të dy shteteve deri tani janë nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume që na kanë ofruar edhe më shumë me njeri tjetrin por ajo ku duhet të theksojmë më shumë është zbatimi i tyre i plotë dhe i përpiktë. Sipas tij, rritja e tregtisë, “e shkëmbimeve midis dy vendeve tona reflektohet gjithashtu në rritjen e lëvizshmërisë së qytetarëve tanë”.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …