Kryetari, Ali Ahmeti dhe Ambasadori, Florian Qehaja diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe rajon, integrimin europian, Marrëveshjen e Ohrit dhe për marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Prishtinës. Ali Ahmeti theksoi që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik dhe është në vazhdën e vendimeve që rëndojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe cënojnë Marrëveshjen e Ohrit, të garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjithashtu u shpreh i brengosur për distancimin e vendit nga integrimi europian dhe nga vlerat europiane dhe partneriteti ne SHBA-të. Kryetari Ahmeti siguroi Ambasadorin e Kosovës që BDI do të vijojë të jetë tërësisht e angazhuar për ta integruar vendin në Bashkimin Europian dhe insiston në përshpejtim të procesit dhe zbatimit të obligimeve tona si shtet, në veçanti ndryshimet kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti është qeveria më e dështuar në Kosovë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti është qeveria …