Sot në Vlorë të Shqipërisë është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar

Sot në Vlorë të Shqipërisë është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar

Sot në Vlorë, në 104-vjetorin e ngritjes së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë  është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë kryetari  i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Por ky ishte vetëm fillimi i festimeve në qytetin e Vlorës, festime këto që janë parashikuar të vijojnë gjatë gjithë ditës me aktivitete të ndryshme, që do të zhvillohen në disa zona të qytetit bregdetar dhe në shumë qendra e lokalitete të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …