Sot një rast i ri me covid në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me covid-19. Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të IKSHP dhe në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve aktive është 6 raste, ndërsa rasti i sotëm i regjistruar, është nga fshati Lladroc.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Të regjistruar me covid-19, nga data 14 mars e deri më sot, janë 252 persona, prej tyre 222 janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe 6 persona janë aktiv.

Kontrolloni gjithashtu

Me homazhe përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Lëbushë

Udhëheqës komunal të Deçanit, të prirë nga nënkryetari i Komunës, z. Sami Cacaj, përfaqësues të …