leoni

Covid

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 107 raste të reja, janë shëruar 4 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  5 mijë e 561 testime  sa janë bërë në nivel vendi, 107 të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore  nuk  është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 4  të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 158 mijë e 82. Numri i rasteve aktive është 740 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri kundër Albulena Haxhiut: “Themeluesit e Republikës nuk mund të shantazhohen”

Polemikat mes pozitës dhe opozitës në Kosovë kanë marrë hov pas akuzave të nënkryetares së …