COVID

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 11 raste të reja, janë shëruar 7 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  770  testime  sa janë bërë në nivel vendi, 11  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 7 të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224 mijë e 584.   Numri i rasteve aktive ka zbritur në  406 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …