Covid

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 722 raste të reja, ndërsa janë shëruar 99 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  5 mijë e 297    testime  sa janë bërë në nivel vendi, 722 të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur  asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar  99  të infektuar. Numri i rasteve aktive është ngritur në 5 mijë e 118 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Mesjetë kushtetuese” në Kosovë: Enver Hasani akuzon pushtetin për shkelje masive të Kushtetutës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka lëshuar akuza të rënda ndaj pushtetit aktual, duke …