BQK

Sot pritet të hyjë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e qarkullimit ë valutës së Serbisë, në Kosovë

Sot pritet të hyjë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e qarkullimit ë valutës së Serbisë, në Kosovë. Ky veprim ka shtuar presionin ndërkombëtar mbi institucionet e Kosovës, ku vendet e QUINT-it përmes ndërmjetësit të dialogut Miroslav Lajçak kanë kërkuar shtyrje të afatit dhe negocim në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ndalimi i qarkullimit të dinarit nuk është çështje e negociueshme. . Euro si mjeti i vetëm i pagesës dhe shitblerjes i përcaktuar në mënyrë të qartë në RKS nuk është një çështje e negociueshme”, tha Kurti. Ndryshe nga kryeministri, kryetarja, Vjosa Osmani  dha opsione për zbatim të vendimit dhe respektim të kërkesës së aleatëve. Nganjëherë nga aspekti teknik deri në momentin e realizimit duhet më shumë se një muaj ose dy. Për këto çështje do të ketë një dakordim këto dy ditë. Unë jam për atë që zbatimi të jetë i plotë dhe jo vetëm në letër dhe të gjithë e dimë se për zbatim na duhet edhe përkrahja e aleatëve”, tha Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …