Sot shënohet 100-vjetori i lidhjeve të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Sot në Shqipëri me aktivitete tematike e kulturore shënohet 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në mbrëmje do të organizohet një koncert në sheshin ‘Skënderbej’. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi është shprehur se ky koncert celebrohet pikërisht në përvjetorin e kësaj marrëdhënieje dhe i uroi mbrëmje të këndshme kujtdo që do të jetë i pranishëm. “Sot në vjetorin e  lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në Sheshin Skënderbej”, ka shkruar Rama. Kryeministri Edi Rama ka bërë te ditur se sot vendi ynë do të festojë për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-ShBA dhe hapjen e negociatave me BE-në. Në koncert do të jenë disa nga këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare si: Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj etj.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …