leoni

Sot shënohet 19-vjetori fillimi i një kapitulli vendimtar drejt pavarësisë së Kosovës

Sot shënohet 19-vjetori i një momenti të rëndësishëm historik për procesin politik të Kosovës — takimi i parë ballë për ballë ndërmjet udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë në Pallatin Niederösterreich të Vjenës. Në këtë takim ishin të pranishëm presidenti i atëhershëm i Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeministri Agim Çeku, homologët e tyre serbë Boris Tadiq dhe Vojislav Koštunica, si dhe ndërmjetësuesi ndërkombëtar, Martti Ahtisaari. Edhe pse nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete, ky takim u konsiderua simbolik dhe historik, pasi për herë të parë palët u përballën sy më sy në tryezën e dialogut. Ahtisaari e cilësoi takimin “të suksesshëm për nga kontakti politik”. Ngjarjet që pasuan, dëshmuan se takimi i Vjenës ishte preludi i një dinamike intensive politike. Vetëm tre ditë më pas, më 27 korrik 2006, lideri radikal serb Tomislav Nikolić kërcënoi me luftë nëse Kosova shpall pavarësinë. Ndërkohë, më 28 korrik, Grupi Ndërkombëtar i Krizave publikoi raportin “An Army for Kosovo?”, ku theksohej se pas zgjidhjes së statusit, Kosova duhet të ketë ushtrinë e saj dhe se pavarësia është zgjidhja më e qëndrueshme. Bisedimet Kosovë–Serbi vazhduan në gusht, por me progres minimal, ndërsa Serbia u përgatit për ta sanksionuar pretendimin mbi Kosovën në kushtetutën e re që u votua në referendum në tetor 2006, ku Kosova u shpall “pjesë e pandashme e Serbisë”. Pikërisht ky plan u bë themeli mbi të cilin Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, duke vulosur rrugëtimin që kishte nisur shumë më herët, por që mori drejtim të qartë politik e diplomatik me takimin e 24 korrikut 2006 në Vjenë.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hyland: Është koha për kompromis dhe formim të qeverisë në Kosovë

Christopher Hyland, një nga mbështetësit afatgjatë të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, …