Sot u mbajt në Prishtinë marshi protestues kundër dhunës ndaj një vajze në Rahavec

Sot u mbajt në Prishtinë marshi protestues kundër dhunës ndaj një vajze në Rahavec

Sot, në Prishtinë u mbajt një marsh protestues kundër dhunës ndaj vajzave, duke marrë shkas nga rasti i fundit në Ratkoc të Rahovecit, kur axha u pa duke goditur pa mëshirshëm vajzën e vëllait të tij. Marshi protestues është organizuar nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës kishte nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, pastaj te Kuvendi i Kosovës, në rrethojat e të cilit janë vënë disa parulla që protestuesit po mbanin në duar.  “Dhuna nuk arsyetohet vetëm ndëshkohet”, “Nuk edukohet përmes dhunës”, janë disa nga parullat të cilat janë vendosur aty. Në këtë marsh mori pjese edhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …