Sot u mbajt takim me strukturat e arsimit për hartimin e buxhetit

Sot u mbajt takim për hartimin e buxhetit me strukturat udhëheqëse të arsimit në komunë e Malishevës, me qëllim të harmonizimit dhe planifikimit të nevojave buxhetore për vitin 2026.

Gjatë këtij takimi të cilin e udhëhoqi, Blerim Thaçi, drejtor për Ekonomi, Financë dhe Buxhet, ku e shoqëronin, Valentinë Krasniqi, Zyrtare Kryesore Financiare dhe Enver Mazreku, zyrtar financiar nga drejtoria për arsim dhe edukim, ku diskutuan prioritetet kryesore për investimet në infrastrukturën shkollore, sigurimin e mjeteve mësimore, përmirësimin e kushteve të punës për mësimdhënësit si dhe avancimin e cilësisë në arsim.

Drejtori, Blerim Thaçi mes tjerash gjatë prezantimit për hartimin e buxhetit, theksoi’ rëndësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të profesionistëve të arsimit në procesin e hartimit të buxhetit, në mënyrë që ai të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe në përputhje me nevojat reale në shkolla’.

Ky takim është pjesë e një sërë konsultimesh dhe dëgjimesh që Komuna e Malishevës po zhvillon me sektorët të ndryshëm, në kuadër të përgatitjeve për buxhetin komunal të vitit 2026.

Kurse gjatë diskutimit kontribouan edhe drejtorët e shkollave, ndërsa kërkesat i derguan me shkrim drejtorisë për buxhet.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …