SPAK-u ka lëshuar dy urdhër arreste për gazetarin e kronikës së zez, Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha. Sipas burimeve, bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza anëtar i organizatës kriminale. Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion. Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara. Për momentin thuhet se ndaj dy gazetarëve janë marrë masa sigurie “arrest shtëpiak”, por nuk ka ende njoftim zyrtar. Hoxha është emër shumë i njohur për raportimet mbi botën e krimit. Së fundmi është marrë edhe me publikimin e materialeve të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, nga grupe të strukturuara kriminale. Qyno nga ana tjetër ka një çështje të hapur me SPAK, pasi atij i është sekuestruar një telefon celular, pas marrjes në pyetje për çështje të lidhura me dëshmitë e Nuredin Dumanit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
