Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor që pritet të mbahet më 17 maj mund të dështojë shumë keq

Spanja i vë veton një deklarate të përbashkët që BE-ja do ta nënshkruajë në takimin që do të mbahet në Bullgari

Spanja ka vënë veton ndaj një deklarate të përbashkët që Bashkimi Evropian synon të nënshkruajë me vendet e rajonit të Ballkanit  në samitin që do të mbahet në Bullgari. Qëllimi është që të mos përfshihet emri i kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy në të njëjtin dokument me atë të udhëheqësit të Kosovës, të cilën Spanja nuk e njeh si shtet.Pas bllokadës spanjolle, Evropa do të marrë pjesë në një takim me një deklaratë ekskluzive nga udhëheqësit evropianë, duke mos përfshirë Ballkanin.  Takimi, i pari i mbajtur me rajon kyç për Evropën për 15 vjet, po dëshmohet më problematik se sa që pritej. Megjithëse katër shtetet e tjera që e mohojnë statusin Kosovën si shtet nuk janë të kënaqur me formatin, Spanja është e vetmja që propozon seriozisht të mos marrë pjesë në takim dhe që më në fund ka bllokojë deklaratën e përbashkët, siç është konfirmuar nga burimet diplomatike.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadriaj

Time Kadrijaj: Vetëvendosje po fsheh mungesën e shumicës me votimin e fshehtë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar se po …