Spanja në fushatë kundër pavarësisë së Kosovës

Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës derisa të mos ketë një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit

Qeveria e Spanjës, me kryeministrin Pedro Sanchez, në krye,   po përgatitet të bëjë një kthesë sa i përket pozicionit të Spanjës karshi Kosovës. Gazeta spanjolle “The Objective” shkruan se kthesa ndaj Kosovës kjo mund të vijë përmes një zyre tregtare dhe kulturore në Prishtinë. Mirëpo Zyra për Informim Diplomatik në Spanjë ka thënë se këto opsione nuk janë në tavolinë në këtë moment dhe se të tjera opsione po shqyrtohen. Lidhur me çështjen e njohjes së Kosovës nga Spanja dje ka folur edhe Sekretari i Shtetit për BE-në, Juan Gonzales-Barba, i cili e ka bërë të qartë se Spanja nuk do ta njohë në mënyrë diplomatike Kosovën derisa të mos ketë një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit, por për herë të parë hapi derën për të pasur ndërveprim me autoritetet e Kosovës. Gonzales tha se Spanja dëshiron që të jetë “më e përfshirë” në rajon dhe se kjo strategji do të ishte e varfër nëse vazhdohet me injorimin total të Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …