Mariano Rajoy

Spanja nuk merr pjesë në konferenca apo samite ku përfaqësohet Kosova si shtet i pavarur

Spanja, nën kryesimin e kryetarit Mariano Rajoy, nuk do të marrë pjesë në asnjë samit evropian apo në ndonjë samit tjetër ku Kosova është pranishme  me ndonjë shenjë të shtetësisë së saj dhe ku paraqitet si entitet në vete. Ky është qëndrimi i prerë dhe i pandryshueshëm i qeverisë spanjolle për t’iu shmangur pjesëmarrjes në takimin joformal mbi gjendjen në Ballkan i cili pritet të mbahet në Bullgari, vend i cili kryeson këtë gjashtëmujor Bashkimin Evropian, më 17 maj në Sofje, raporton “turkeytelegraph”.  Ky qëndrim i shtetit spanjoll është i ndërlidhur me situatën e pazgjidhur me Katalonjën. Edhe zëdhënësi i Qeverisë spanjolle, Íñigo Méndez de Vigo, tha këtë javë pas mbledhjes së Qeverisë se Spanja nuk është aspak e interesuar që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe se kryeministri i vendit, Rajoy, nuk do të marrë pjesë në takimet ku prezente është edhe Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …