Specialja pranoi prova nga Serbia, një delegacion i OVL UÇK-së në ambasadën gjermane

Një delegacion i OVL UÇK-së i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati është pritur në takim në ambasadën gjermane nga zëvendësshefi i misionit të Gjermanisë në Kosovë, Christian Boettcher.

Krerët e OVL-UÇK thanë se Kosova dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë “me fat që kanë një mik të madh si Gjermania, një shtet me rol të pazëvendësueshëm në çlirimin dhe ndërtimin e vendit tonë”.

“E falënderojmë zëvendës-shefin e misionit për mikpritjen dhe për gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet tona lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale në Hagë. Njëkohësisht, kërkuam mbështetje nga shteti mik Gjermania, për të garantuar një proces të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë të akuzuarit”.

Gjykata Speciale ka marrë vendim për pranimin e disa dokumenteve në prova, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilat kanë ardhur nga Serbia.

Kundër Gjykatës Speciale është paralajmëruar për nesër një protestë në Prishtinë, e cila pritet të fillojë nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu”.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Ramush Haradinaj president, garanci për stabilitet, partneritet të fortë me aleatët dhe siguri për shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe potencialin e …