Specialja urdhëron mbrojtjen e Thaçit të sigurojë disponueshmërinë e dëshmitarëve

Trupi Gjykues i gjykatës speciale në rastin Thaçi dhe të tjerët ka kërkuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi që të shmangë vonesat e mëtejshme lidhur me dëshmitarët. Sipas një njoftimi të Speciales, Trupi Gjykues rishikoi afatin për mocionet lidhur me provat jogojore dhe udhëzoi mbrojtjen të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të siguruar disponueshmërinë e dëshmitarëve në të gjitha seancat e planifikuara nga 3 nëntori. Mbrojtja është urdhëruar që të raportojë mbi këtë çështje deri të mërkurën, 29 tetor 2025. Vendimi sqaron gjithashtu ndryshimet e orarit të njoftuara më 22 tetor: seancat nga 27 deri më 30 tetor u anuluan pasi mbrojtja njoftoi se nuk do të ketë dëshmitarë të disponueshëm gjatë asaj jave, ndërsa seancat shtesë nga 17 deri më 20 nëntor u shtuan duke u bazuar në ditët e pashfrytëzuara në shtator, kur gjithashtu nuk kishte dëshmitarë të disponueshëm nga mbrojtja.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare! VLEN vuan nga sindromi i Gazimestanit!

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare! VLEN vuan nga sindromi i Gazimestanit!

Konkluza kryesore nga mbledhja e sotme e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim ishte …