Elisa Spiropali: Duhet të punojmë që flamuri ynë të jetë i 28-ti në Bashkimin Evropian

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Duhet të punojmë që flamuri ynë të jetë i 28-ti në Bashkimin Evropian, për vete dhe për Kosovën”, deklaroi Ministrja e Jashtme. Në fjalën e saj, Spiropali theksoi se integrimi i shpejtë në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik për Shqipërinë dhe Kosovën, duke nënvizuar nevojën për përpjekje të përbashkëta diplomatike dhe reformash të brendshme. Ceremonia e “Sofrës Shqiptare” shërbeu si një rast për të forcuar lidhjet kulturore dhe institucionale mes dy vendeve, duke rikujtuar rëndësinë historike dhe simbolike të datës 28 Nëntor. Takimi u vlerësua si një konfirmim i bashkëpunimit të ngushtë mes dy shteteve dhe një mesazh i përbashkët për rrugën drejt Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …