Përmes një video-adresimi në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati I shoqëruar nga nënkryetari, Vesel Krasniqi ka sqaruar se nënkalimi kryesor në Malishevë pati probleme me gypin përcjellës të sistemit të kanalizimit atmosferik si pasojë e një bllokimi të qëllimshëm. Pas intervenimit të menjëhershëm, u konstatua se gypi ishte mbyllur nga njerëz të papërgjegjshëm, gjë që tregon për veprime dashakeqe.
Vështirë të besohet që dikush mund të dëmtojë me qëllim projekte që po i japin Malishevës një pamje të re, por fatkeqësisht ndodh. Megjithatë, këto akte nuk mund ta ndalin zhvillimin.
“Malisheva Urbane”, nën udhëheqjen e NISMA Socialdemokrate është projekti më gjigand që e ka transformuar Malishevën rrënjësisht që ju shërben të gjithë qytetarëve pa dallime partiake. Gëzojuni këtyre veprave të mëdha të qytetit tuaj edhe ju që keni bindje tjetër politike, ka thënë në këtë video-adresim, kryetari i Malishevës, z. Ekrem Kastrati.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për të parë videon e postuar nga kryetari Kastrati.
https://www.facebook.com/ekremkastrati1970/videos/1526045732092952