Ministri i Jashtëm i Francës, Stefan Sezhuurn bëri thirrje që tragjedia në Gaza të përfundojë. Gjatë një vizite të hënën në Jerusalem, në nisje të një turneu katër-ditor në rajon, ai bëri thirrje gjithashtu për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar nga të gjitha palët, si dhe për një armëpushim të menjëhershëm, nga i cili ai tha se do të përfitojnë civilët dhe pengjet e Gazës. Tre shtetas francezë janë ende mes pengjeve të mbajtura në enklavën palestineze që kur u kapën nga militantët e Hamasit në sulmin e tyre më 7 tetor në Izraelin jugor. Ministri francez, vendi i të cilit planifikon të vendosë sanksione kundër kolonëve izraelitë që kryejnë akte dhune në Bregun Perëndimor, tha gjithashtu se disa liderë politikë në Izrael duhet të përmbahen nga nxitja e urrejtjes ndaj palestinezëve.
Kontrolloni gjithashtu
Lulzim Rafuna: Shtrenjtimi i rrymës po godet prodhimin vendor – biznese drejt mbylljes dhe zhvendosjes nga Kosova
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se rritja e çmimit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
