Jens Stoltenberg

Stoltenberg: Trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka vlerësuar se pas sulmeve në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, situata në Kosovë është tejet shqetësuese por se KFOR-i është i gatshëm për ta ruajtur paqen. Ai i ka deklaruar gazetës gjermane “Welt” se gjendja në Kosovë është shkak për shqetësim të madh. “Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet. Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kjo është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet” ka theksuar mes tjerash, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …