“STONE CASTLE” bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët me kujdes ditor si dhe fëmijët me nevoja të veçanta

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ka falënderuar menaxhmentin e “STONE CASTLE” për shpërndarjen e dhuratave për fëmijët me kujdes ditor si dhe fëmijët me nevoja të veçanta.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:

Faleminderit nga STONE CASTLE, ku si çdo vit, edhe sot, në prag të Vitit të Ri 2025, i gëzoi fëmijët me kujdes ditor si dhe fëmijët me nevoja të veçanta.

Pamje nga aktiviteti i shpërndarjes së dhuratave në mjediset e SHPG “Hareja” në Rahovec.

Faleminderit nga zemra për solidaritetin dhe humanizmin tuaj, Stone Castle!

ka shkruar kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Koloneli i Ushtrisë Amerikane, Todd Jacobus, shpallet “Qytetar Nderi i Deçanit”

Në Seancën Solemne të Kuvendit Komunal, në kuadër të 26-vjetorit të Çlirimit të Deçanit, u …