leoni

Universiteti

Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës kërkojnë largimin e sekretares së Universitetit

Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” të Gjalovës, nga dita e sotme fillojnë peticionin për largimin e znj.Linda Dula Halilabazit nga Universiteti. Përfaqësuesit e studentëve të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” kanë vendosur për hapat që do t’i ndërmarrin rreth kërcënueses, shantazhueses dhe ofendueses, Sekretares së Universitetit znj.Linda Dula Halilabaziit. Sipas tyre, ajo nuk mund të ketë vend në Universitet, derisa shkel ligjin, mbi të cilin ushtroi detyrën jashtëligjshëm për më tepër se 1 vit, nuk mund të ketë vend në Universitet, derisa, vazhdimisht ushtron presione te përfaqësuesit e studentëve, i kërcënon, i shantazhon dhe i ofendon në forma të ndryshme përfaqësuesit dhe studentë të caktuar. Përfaqësuesit e studentëve në Parlamentin Studentor dhe Këshillave Studentore, i ftojnë kolegët e tyre të  Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, që ta nënshkruajnë këtë peticion, sepse është për të mirën e përgjithshme të studentëve të këtij Universiteti.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …