Klubi i Notit “Kastrioti” nga Ferizaj shkëlqeu në Maratonën Ndërkombëtare të Notit 2025, që u mbajt në Liqenin e Batllavës organizuar nga Federata e Notit e Kosovës, ku u vendosën standarde të reja për këtë garë prestigjioze:
Shteg i shënjuar profesionalisht
Matje elektronike e kohës
Siguri në nivel të lartë
Medalje të veçanta për maratonën
Ceremoni e denjë e ndarjes së medaljeve
Në këtë garë të madhe, notarët ferizajas Erion Selmani, Roni Shahini dhe Shkëmb Reçica treguan performancë të jashtëzakonshme, duke u kthyer me medalje dhe rezultate të shkëlqyera:
Roni Shahini – 2.5 km (00:38:59) – Vendi i tretë në nivel ndërkombëtar (grupmosha 2007–2010) dhe çmim special nga FNK.
Erion Selmani – 5.0 km (01:16:21) – Vendi i tretë në Kosovë dhe vendi i katërt ndërkombëtar (kategoria OPEN).
Shkëmb Reçica – 2.5 km (00:42:49) – Vendi i tretë në Kosovë dhe vendi i katërt ndërkombëtar (grupmosha 2011 e më të rinj).