Gjykata Supreme merr vendim për ankesat e partive politike

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të të akuzuarit për krime lufte

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit R.M., e cila ishte ushtruar kundër vendimeve të Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Gjykata e Apelit e Kosovës. Me vendimet e instancave më të ulëta, të pandehurit i ishte vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile. Sipas vlerësimit të Supremes, ekziston bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit për shkak të rrezikut të ikjes së të pandehurit. Gjykata ka marrë parasysh rrethanat e rastit, përfshirë faktin se i pandehuri ka ndryshuar disa adresa të banimit, ka vendbanim të përhershëm jashtë Kosovës dhe posedon dy shtetësi. Gjykata ka theksuar se këto rrethana mund të lehtësojnë shmangien nga ndjekja penale, veçanërisht duke pasur parasysh mungesën e bashkëpunimit juridik ndërmjet Kosovës dhe shtetit tjetër. Po ashtu, Supremja ka konstatuar se nuk qëndrojnë pretendimet për shkelje të Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Kushtetuta e Republikës së Kosovës, pasi masa e paraburgimit është caktuar nga gjykata kompetente dhe në përputhje me dispozitat ligjore, ndërsa procedura penale ndaj të pandehurit është ende në fazën fillestare.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin penal të ngritur ndaj drejtorit të DUPH-së, në Prizren, Beni Kizolli

Gjykata Supreme e Kosovës i thotë “jo” Alternativa për ankesën rreth fondeve të partive

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Alternativa (parti …