Sylë Ukshini: Carla del Ponte- libri i saj me pikëpamje raciste ndaj shqiptarëve

Carla del Ponte- libri i saj me pikëpamje raciste ndaj shqiptarëve
Gazetarja Esmeralda Mulaj diskuton për dëshminë e ish-zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhënë në Gjykatën Speciale, duke analizuar rëndësinë e saj juridike, politike dhe historike në kontekstin e rivendosjes së narrativës së luftës çlirimtare të UÇK-së si pjesë e vlerave të civilizimit evropian.
Dëshmia e Rubin, e cila thekson legjitimitetin dhe karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së, shënon një pikë kthese në trajtimin publik dhe juridik të kësaj lufte. Ajo shërben gjithashtu për të diferencuar qartë dy grupet e dëshmitarëve që paraqiten në Hagë: nga njëra anë, dëshmitarët e Prokurorisë – shpesh me natyrë akuzuese, dhe nga ana tjetër, dëshmitarët e mbrojtjes, kryesisht ndërkombëtarë, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në realizimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Gjithashtu, në këtë intervistë kam theksuar karakterin racist dhe antishqiptar të akuzave të ish-prokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte. Në librin e saj, ajo promovoi një teori të pabazë dhe thellësisht të dëmshme, duke shpikur pretendimin për “trafikim organesh” nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës – një narrativë me ngarkesë raciste që synonte kriminalizimin kolektiv të shqiptarëve të Kosovës.
Po ashtu, kam denoncuar rolin e saj të njëanshëm në ngritjen e aktakuzave ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, si dhe marrëveshjen e fshehtë dhe të njëanshme me autoritetet e Beogradit (prill 2003) për të mos bërë publike dokumentet sekrete të regjimit të Sllobodan Millosheviqit – dokumente që do të mund të dëshmonin krimet sistematike të kryera ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, në Bosnjë dhe Kroaci.

Kontrolloni gjithashtu

Arbana Qeriqi: Pse nuk duhet votuar Qemajl Aliu?

Deklarata e tij e parë pas fitores në zgjedhjet e kaluara, kur tha se “Shtimja …