Sapo ka dalë nga shtypi libri i përbashkët (edited book) kushtuar marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, i përqendruar kryesisht në periudhën 2008-2025:
Liridon Lika (ed.) (2025). Kosova dhe Shqipëria: Një Marrëdhënie e Veçantë (botuar në Londër nga shtëpia botuese Routledge).
Kosova dhe Shqipëria kanë marrëdhënie vëllazërore, të thella dhe të gjera. Të dy shtetet kanë nënshkruar marrëveshje dhe memorandume të shumta në fushën politike, ekonomike, arsimore, kulturore dhe të sigurisë.
Libri ka për qëllim të analizojë marrëdhëniet midis dy shteteve të pavarura të cilat i përkasin të njëjtit komb. Kështu që libri sjellë informacione se si kanë rrjedhur gjërat midis Kosovës dhe Shqipërisë në periudhën pas pavarësisë së Kosovës, pra nga viti 2008 e deri më sot.
Siç mund të shihet në link, unë kam kontribuar me njërin nga kapitujt “Kosovo and Albania: A Fraternal and Challenging Relationship” është shkruar nga unëbdhe trajton raportet tona ndërshtetërore dhe vëllazërore, ku në periudhën e pavarësisë nuk kanë munguar edhe keqkuptimet, siç ishte rasti me projektin rajonal megalom “Balkani i hapur”.
Ky libër është i rëndësishëm dhe duhet falënderuar editorin, Dr. Liridon Likën, pa angazhimin dhe punën e të cilit, nuk do të ishte botuar.
Një pjesë e librit (duke përfshirë kapitullin hyrës) është e qasshme në këto vegëza:
ose
Një pjesë e librit (duke përfshirë kapitullin hyrës) është e qasshme në këto vegëza:
ose