Sylë Ukshini: Procesi i Speciales rrezikon të barazojë krimet e UÇK-së me regjimin serb

Analisti politik Sylë Ukshini ka komentuar ashpër kërkesën e Prokurorisë së Specializuar për dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi me 45 vjet burg për krime lufte. Sipas Ukshinit, një vendim i tillë do të ishte shërbimi më i madh politik që mund t’i bëhej Serbisë, duke krijuar një amnezi kolektive ndaj krimeve shtetërore serbe dhe duke barazuar në mënyrë absurde krerët e UÇK-së me masakrat e planifikuara të regjimit të Millosheviqit. “Ky proces rrezikon të shndërrohet në vazhdimësi të ambicieve të drejtësisë së regjimit serb, duke penalizuar viktimën dhe duke minuar të drejtën e popullit të Kosovës për drejtësi,” ka theksuar Ukshini. Ai ka bërë paralelizmin dramatik: “Do të ishte njësoj sikur në Nuremberg, 25 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, një ministër nazist të ishte shpallur i pafajshëm, ndërsa udhëheqësit e koalicionit antifashist të dënoheshin.” Analisti vlerëson se ky proces tregon se doktrina serbomadhe mbetet e pandëshkuar, ndërsa drejtuesit e UÇK-së, të cilët luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, po gjykohen padrejtësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Alan Tieger, po prezanton dëshmitë që pretendojnë fajësinë e tyre për krime gjatë luftës

Prokurori i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Alan Tieger, në deklaratën përmbyllëse në …