te Pagjeturit

Tahiri: Listën për të pagjeturit nuk e quam kurrë në BE

Përkundër kërkesës që Bashkimi Evropian i kishte bërë Kosovës  që ta dërgonte listën e të zhdukurve, në Bruksel, kjo kërkesë nuk u përmbush nga pala e Kosovës. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka vazhduar raportimin para Komisionit për Administratë Publike Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, ku në këtë Komision nga Tahiri është kërkuar se çfarë dhe deri ku është biseduar në Bruksel për të pagjeturit. Lidhur më këtë ajo ka potencuar se “Në 2011 është biseduar për të pagjeturit. Vetëm një rund. BE na ka thënë që herën tjetër ejani me listën e të pagjeturve në vendet tuaja dhe pastaj bisedojmë. Por këto lista nuk arritën me u bë kurrë. Po e them këtë për herë të parë, ne po përgatitemi që të kemi këto lista dhe të bisedojmë për çështjen e të pagjeturve. Ne kemi kërkuar që të emërohet nga BE një emisar special që të marrë në dorë çështjen e të pagjeturve”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …